DYLON

Komisioni nuk do të arrij që sivjet t’i verifikoj veteranët

Avatar photo Redaksia

Me gjithë paralajmërimet, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të kontribuuesve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare nuk do të arrij që këtë vit të përfundoj procesin e verifikimit.

Ndërsa shumë pak nga ata mund të arrijnë të marrin kompensimin. E qeveria nuk ka dhënë garanci që me rishikim të buxhetit nuk do të preket edhe buxheti për këtë kategori, shkruan Rtklive.

EkoHigjiena

Ende pa mbaruar procesi i shqyrtimit të ankesave Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të kontribuuesve të Luftës po thotë se procesi nuk do të dështoj.

Faik Fazliu, nga ky Komision, thotë se vendimet e para përfundimtare aty ku nuk ka ankesa do të nënshkruhen javën e ardhshme.

“Është marrë vendim në parim që të miratohen listat përfundimtare për ata që nuk janë të kontestuar, pra që nuk janë objekt ankesash dhe krahas këtyre shpresojmë të kemi javën e ardhshme edhe miratimin Ministrisë së Financave për lartësinë e shumës së kompensimit”, i ka thënë Fazliu, Radio Kosovës.

Për më tepër:
http://www.rtklive.com/?id=2&r=34971

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.