Komisioni Evropian ka kumtuar se marrëveshja për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë nuk mund të ndërlidhet me Bashkësinë e komunave Preshevë dhe Bujanoc.
Marrëveshja për AKS është si rezultat i bisedimeve Beograd-Prishtinë, ka kujtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
Serbia ka si obligim për të respektuar dispozitat e konventave të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e Kartën e Evropës për mbrojtjen e gjuhëve të pakicave rajonale, ka shtuar Kocijanciq, transmeton Titulli.com.
Komisioni Evropian ka bërë të qartë se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë nuk mund të ndërlidhet me Bashkësinë e komunave Preshevë dhe Bujanoc.
Marrëveshja mbi AKS është rezultat i dialogut Beograd-Prishtinë, kujton komisioni Evropian.
Me këtë Kocijançiq është përgjigjur në pyetjen si i sheh Bashkimi Evropian deklaratat e përfaqësuesve shqiptarë në Preshevë dhe Bujanoc se kanë themeluar Bashkësinë e komunave me shumicë shqiptare si model me i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
E pyetur nëse çështja e shqiptarëve të Luginës është përmendur në dialogun Beograd-Prishtinë, të cilën ndërmjetëson BE, dhe cili është qëndrimi i Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq është përgjigjur se “shumë mirë dihet se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë është rezultat i bisedimeve shumë specifike në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
“Kur është fjala për pakicën shqiptare në Serbi”, ka theksuar zëdhënësja Kocijançiq, “Serbia është obliguar që do të zbatojë politikën në raport me pakicat etnike në përputhje me obligimet e konventës së Këshillit të Evropës mbi mbrojtjen e pakicave etnike dhe deklaratës Evropiane mbi mbrojtjen e gjuhëve rajonale dhe pakicave, mes tjerash, dhe shpresojmë që kjo të realizohet”.