DYLON

Komisioni Ekzekutiv caktoi Koordinatoren përgjegjëse për themelimin e Fondit Sovran

Komisioni Ekzekutiv caktoi Koordinatoren përgjegjëse për themelimin e Fondit Sovran
Avatar photo Redaksia

Rëndësia e përshpejtimit të procesit të funksionalizmit të Fondit Sovran, u theksua nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran.

Në këtë takim, të tretin me radhë të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran u diskutuan dhe miratuan hapat e radhës për funksionalizimin e këtij Fondi.

EkoHigjiena

U diskutua për funksionalizimin e grupit punues që do jetë përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran. Nisur nga propozimi që derivon nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, u miratua vendimi për emërimin e znj.Rrezarta Pllana, Koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran.

Koordinatorja do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran.

Në takim morën pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.