DYLON

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon Franc Veliun e Gjilanit

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon Franc Veliun e Gjilanit
Avatar photo Elife Sherifi

Humbja ndaj Drenicës në kuadër të çerekfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës ka lënë pasoja të mëdha te skuadra e Gjilanit. Përveç eleminimit, ‘kuqebardhët’ kanë humbur edhe qendërmbrojtësin, Franc Veliu për dy ndeshjet e radhës.

Kjo pasi që Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës e ka gjobitur në bazë të Rregullores disiplinore me dy ndeshje mos lojë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

Veliu do ta humbasë ndeshjen derbi ndaj Dritës, si dhe ndeshjen e radhës kampionale ndaj Flamurtarit.

EkoHigjiena

“FRANC  VELIU; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës;  017582M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  29, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me kartron të kuq  ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor, pengim   i shënimit të golit ) në ndeshjën e çerek-finalës së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF DRENICA – KF GJILANI 2;1  e zhvilluar me datë 08.02.2020 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj  ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3  të Rregullores  disipolinore ; denohet  me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.