Humbja ndaj Drenicës në kuadër të çerekfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës ka lënë pasoja të mëdha te skuadra e Gjilanit. Përveç eleminimit, ‘kuqebardhët’ kanë humbur edhe qendërmbrojtësin, Franc Veliu për dy ndeshjet e radhës.
Kjo pasi që Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës e ka gjobitur në bazë të Rregullores disiplinore me dy ndeshje mos lojë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.
Veliu do ta humbasë ndeshjen derbi ndaj Dritës, si dhe ndeshjen e radhës kampionale ndaj Flamurtarit.
“FRANC VELIU; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 017582M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 29, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me kartron të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor, pengim i shënimit të golit ) në ndeshjën e çerek-finalës së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF DRENICA – KF GJILANI 2;1 e zhvilluar me datë 08.02.2020 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disipolinore ; denohet me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.”