DYLON

Komisioneri i gjuhëve monitorimin e Komunës e vlerëson më të mirin në nivel Republike

Komisioneri i gjuhëve monitorimin e Komunës e vlerëson më të mirin në nivel Republike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komisionerin e gjuhëve pran Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenovic, lidhur me zbatimin dhe respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në komuna.

Kryetari Haziri e njoftoi komisionerin Mladenovic se respektimi i gjuhëve është bërë duke u vendosur të gjitha mbishkrimet në ndërmarrjet dhe institucionet publike, duke shtuar se janë në proces të vendosjes së tabelave për emërtimin e rrugëve.

Në takim u theksua fakti se ka mungesë të stafit për përkthim, dhe po shikohet mundësia për mbulimin e boshllëkut përmes kompanive nga jashtë.

EkoHigjiena

Ndërksa, komisioneri e gjuhëve pran Zyrës së Kryeministrit, Slavisa Mladenovic, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe përkrahjen që ka treguar në vazhdimësi, duke shtuar se ekziston bashkëpunimi më i mirë me Komunën e Gjilanit, përderisa mjetin për monitorim të Komunës e ka vlerësuar si më të mirin në nivel të Republikës. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.