DYLON

Kombëtarja vijon përgatitjet

Avatar photo Redaksia

Kombëtarja shqiptare vijon punën e saj për Kampionatin Europian të futbollit në Perro Girek. Skuadra kuqezi zhvilloi seancën stërvitore të paradites ku të pranishëm ishin të gjithë futbollistët. Mërgim Mavraj që ishte lënë pushim nga trajneri De Biasi një ditë më parë për shkak të një shqetësimi fizik, është bashkuar sërish me grupin e lojtarëve. Po kështu në këtë seancë stërvitore mori pjesë edhe Abrashi, që kohët e fundit ka pasur probleme në shpatull, shrkuan Top Channel

Përgatitjet e Kombëtares për Europianin, do të vazhdojnë pasdite, pikërisht në orën 17:30, ndërkohë që përpara saj do të zhvillohet konferenca e radhës për shtyp e futbollistëve kuqezi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.