DYLON

Kombëtarja U19 e vajzave do t’i zhvillojë dy miqësore me Malin e Zi 

Kombëtarja U19 e vajzave do t’i zhvillojë dy miqësore me Malin e Zi 
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave është nisur për në Rozhajë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Malit të Zi të së njëjtës grupmoshë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Pjesë e ekspeditës është edhe përzgjedhësja e Kombëtares A, Anneli Andersen, e cila përveç se do të ndihmojë me këshillat e saj, do të shohë nga afër potencialin e lojtareve të reja, të cilat në të ardhmen do ta bartin barrën në Kombëtaren A.

EkoHigjiena

“Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër (më 15 gusht) në orën 17:30, derisa ndeshja e dytë të enjten (më 17 gusht), në orën 10:00. Paraprakisht Kombëtarja U19 nën drejtimin e Albina Rrahmanit ka mbajtur përgatitje triditore në Kampin Nacional në Hajvali”, thuhet në njoftimi ne FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.