DYLON

Kombëtarja turke vjen më 19 maj në Prishtinë

Avatar photo Redaksia

Nga Kosova në Irlandë, e nga këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për 17 ditë, Kombëtarja e Turqisë do të jetë larg vendit të tyre, ku do të zhvillojë ndeshje miqësore para fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Kështu, sipas mediave turke, Kombëtarja e Fatih Terimit do të zbarkojë në Prishtinë më 19 maj, ku ditë më pas do të luajnë me Kosovën.

“Loja që do të zhvillohet mes Kosovës e Turqisë, prej tash ka nisur të shkaktojë adrenalinë në Kosovë. Ndeshja që do të luhet më 21 maj, do të zhvillohet në Mitrovicë, nëse nuk arrihet të rregullohet stadiumi i Prishtinës”, shkruan ‘sporx.com’. Sipas tyre, Kosova më 5 mars zhvilloi takimin historik me Haitin në të cilin barazoi 1:1, duke gabuar kështu rezultatin.

EkoHigjiena

Ndeshja ishte mbyllur 0:0. Një ditë pas takimit me Kosovën, Turqia nga Prishtina do të “fluturojë” për në kryeqytetin e Irlandës, ku përballet me Kombëtaren e këtij vendi, për të udhëtuar më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takohet me Hondurasin. Ndërkohë, më 12 nëntor të këtij viti, turqit presin në Stamboll, Brazilin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.