DYLON

Kombëtarja në vendin e 38-të

Avatar photo Redaksia

Renditja e përgjithshme e FIFA-s nuk ka pësuar ndryshime në fillimin e këtij viti. Kështu, kombëtarja jonë gjendet në të njëjtin pozicion ku mbylli edhe vitin 2015, në vendin e 38, në kuotën e 746 pikëve, kjo edhe sepse gjatë javëve të fundit nuk janë zhvilluar ndeshje të kombëtareve.

E njëjta situatë është edhe në vendet e para të klasifikimit të FIFA-s.

EkoHigjiena

Në krye vazhdon të jetë përfaqësuesja e Belgjikës, me 1494 pikë, e ndjekur nga afër nga Argjentina me 1455. Vendi i tretë edhe këtë radhë mbahet nga Spanja, që ka lënë pas skuadrën kampione të Botës, Gjermaninë në vendin e katërt, shkruan TopChannel.

Klasifikimi i FIFA-s vijon me Kilin, Brazilin dhe Portugalinë, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë plotësohet nga Anglia dhe Austria, të renditura respektivisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.