Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Qipro, për ndeshjen e fundit në këto eliminatore për botërorin “Brazili 2014”. Kuqezinjtë kanë humbur tri duelet e fundit, kurse të martën, në duel me qipriotët do të kërkojnë fitoren, dhe ndoshta të arrijnë pozitën e katërt në tabelë, pasi janë dy pikë prapa të tretës, Norvegjisë, dhe matematika lejon të shpresohet.
Kjo varet edhe nga epilogu përfundimtar i takimit Norvegji-Islandë. Pasi humbi gjasat për pozitën e dytë, Shqipëria kërkon vendin e katërt, në mënyrë që të ketë një short më të lehtë për eleminatoret e “Kampionatit Europian të 2016-ës, që do të zhvillohet në Francë. Duelin e parë në Tiranë, Shqipëria e kishte fituar 3:1, megjithatë në Qipro, kuqezinjtë nga dy vizitat e fundit, janë kthyer në shtëpi të mposhtur.
Shqipëria do të jetë pa Migjen Bashën dhe Armend Dallkun, të cilët janë të dëmtuar, derisa me grupin janë bashkuar Tefik Osmani, Emiliano Vila, Alban Meha dhe Sabien Lilaj, të cilët kanë plotësuar listën e të grumbulluarve nga trajneri Gianni De Biasi. Ndeshja në Nikozi zhvillohet të martën prej orës 18:00./koha.net/