DYLON

Kombëtarja e Kosovës vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Kosovës ka arritur renditjen më të lartë në historinë e saj në ranglistën e FIFA-s, duke u ngjitur në vendin e 91.

”Në dy ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Kupën e Botës 2026, Dardanët realizuan fitore (ndaj Suedisë) dhe pësuan humbje (ndaj Zvicrës). Në renditjen e muajit shtator, Kosova ka 1262 pikë, duke e përmirësuar për katër pozita renditjen e saj”, njofton FFK.

EkoHigjiena

Përndryshe, Kosova është e dyta në renditjen e Grupit A me 3 pikë, pas dy ndeshjeve, Zvicra kryeson me 6 pikë, derisa Suedia dhe Sllovenia ndajnë pozitat 3 dhe 4 me nga një pikë.

Kosova do të përballet me Slloveninë më 10 tetor në Prishtinë, në një ndeshje që pritet të mbushë stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 13 tetor luajë si mysafire kundër Suedisë, njofotn FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.