Kombëtarja e Kosovës pret fitore ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës pret fitore ndaj Gjeorgjisë

Në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022, Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Gjeorgjinë,  takim që nis në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka thënë se ishte i pakënaqur me lojën e shfaqur ndaj Suedisë, por u shpreh optimist se Dardanët do të kenë paraqitje dukshëm më të mirë në ndeshjen me Gjeorgjinë.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë, duke përshirë edhe Lirim Kastratin, i cili për shkak të lëndimit mungoi në ndeshjen e kaluar.

Përndryshe, Kosova është e parafundit me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshje, pesë më pak se vendi i tretë Greqia dhe tri më shumë se Gjeorgjia në vendin e fundit. Spanja dhe Suedia i prijnë grupit me 13, përkatësisht 12 pikë.

KOMENTE