Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar sot drejt Tokios së Japonisë, ku prej 6-8 shtator 2019 do të mbahet Karate 1 Premier Liga, garë kjo e rëndësishme për pikë olimpike Tokio 2020.
Kosovën e përfaqësojnë garuesit Alvin Karaqi (-84 kg), Herolind Nishevci (+84 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg), si dhe përzgjedhësi, Ylber Syla.
Të gjithë garuesit janë duke ndjekur normën Olimpike, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.