DYLON

Komandanti i ri i KFOR-it LT Miller vizitoi Kamenicën

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së kamenicës Begzad Sinani ka pritur në një takim Komandantin e ri të Lindjes, LT Miller si dhe ish Komandantin LT Drouillard.  Kryetari Sinani e njoftoi Komandantin Miller rreth gjendjes në rrethinën e komunës së Kamenicës, për kontrollimet e Policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it në zonën kufitare me Serbinë, në fshatin Karaqevë si dhe për vendosjen e Policisë së Serbisë afër fshatrave të Karaqevës se poshtme dhe asaj të epërme.

Komandanti LT Miller falënderoi kryetarin Sinani për pritjen që ai i bëri dhe shprehi kënaqësinë që çdo herë të vizitoj komunën e Kamenicës që të jenë sa më të informuar rreth gjendjes për sigurinë e qytetarëve. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.