DYLON

Komandanti i ri i Gardës Kombëtare të Ajovës qëndroi për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes

Komandanti i ri i Gardës Kombëtare të Ajovës qëndroi për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara komandantin e ri të Gardës Kombëtare(GK) të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), gjeneral majorin Benjamin Corell.

Në takimin e zëvendësministrit Ramadani me gjeneralin amerikan Corell, ku ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm z. Faruk Geci, u bisedua për partneritetin e suksesshëm dhe konkret ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes / FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit shtetërorë ndërmjet Kosovës dhe Ajovës.

Z. Ramadani e falënderoi gjeneralin Corell dhe përmes tij Gardën Kombëtare dhe shtetin e Ajovës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe e njoftoi lidhur me procesin e tranzicionit dhe implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, në mënyrë që FSK-ja si institucioni të jetë sa më e gatshëm për ngrijën e kapacitetet e saj si dhe të zhvillohet në atë nivel që të jetë e ndërveprueshëm me institucionet e tjera partnere, dhe në një të ardhme të jetë kontribuuese e paqes globale.

EkoHigjiena

Në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes ndërmjet komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Benjamin Corell u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera të Forcës së Sigurisë të Kosovës me Gardën Kombëtare të Ajovës, si dhe për gatishmërinë e dy institucioneve për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Gjeneral Rama dhe gjenerali amerikan Correl pritet që nesët të zhvillojnë vizitë në Gardën Kombëtare të FSK-së në Pomozotin si dhe repartet dhe njësitë e Gardës Kombëtare.

Gjeneral Rama dhe gjenerali Corell së bashku pritet të marrin pjesë në takimin radhës të shefave të Mbrojtjes në kuadër të Konferencës SHBA-Karta e Ardiatikut(A5) që do të mbahet në Republikën e Shqipërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.