DYLON

Komandanti i LMT-së, Mustafa Goce vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Komandanti i LMT-së, Mustafa Goce vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Komandanti i LMT-së,  Mustafa Goce dhe zv/komandanti Ali Baran , vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan,  ku u  pritën nga kryetari i Këshillit, Naim Aliu me bashkëpunëtorë.

Kryetari Aliu e falënderoi kapitenin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT-së ka  me KBI-në, në Gjilan.

EkoHigjiena

Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën  e KBI-së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.

Gjatë diskutimit u vlerësua lartë  bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe  promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.