DYLON

Komandanti i LMT-së, Deniz Demiryakan, vizitoi SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan

Komandanti i LMT-së, Deniz Demiryakan, vizitoi SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Komandanti i LMT,  kapiteni Deniz Demiryakan (KFOR-i Turk), vizitoi SHHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, ku u prit nga koordinatori i degës, Agim Hyseni, dhe kryeimami, Iljaz Mustafa.

Koordinatori Hyseni e falënderoi komandantin për punën dhe angazhimin e tij në sferën e sigurisë dhe për kontributin e LMT-së për ndarjen e ndihmave të kohëpaskohshme për qytetarët në nevojë. Ai gjithashu u informua për punën dhe aktivitetet e SHHB “Bereqeti” në përgjithësi, e në veçanti për aktivitetet humanitare në komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Në fund të takimit Komandanti Demiryakan ndau një dhuratë modeste për koordinatorin e shoqatës me shpresë se bashkëpunimi në mes tyre do të thellohet edhe më tepër.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.