Komandanti i LMT, Deniz Demiryakan vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Komandanti i LMT, Deniz Demiryakan vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Komandanti i LMT  Deniz Demiryakan dhe zëvendësi i tij Ahmet Otluoglu , Vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan,  ku u  pritën nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

 Kryetari Aliu e falënderoi komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe  për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka  me KBI në Gjilan.

Kryetari Aliu ndër tjerash  njoftoi mysafirët për punën  e KBI- së dhe për të arriturat e Këshillit të Bashkësisë islame në Gjilan.

Gjatë diskutimit u vlerësua lartë  bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe  promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi.  /2LONLINE.com/

KOMENTE