DYLON

Komandanti i KFOR-it Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Komandanti i KFOR-it Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Komandanti i KFOR-it Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. Vizita u realizua në Shërbimin e Gjinekologjisë, shërbim i cili luan një rol thelbësor në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të grave, duke ofruar kujdes mjekësor për një numër të madh pacientesh çdo vit.

Në njoftimin e Spitalit thuhet se: për të garantuar shërbime cilësore, të sigurta dhe në përputhje me standardet bashkëkohore mjekësore, ekziston nevoja për përmirësim dhe pajisje shtesë në infrastrukturë, aparatura mjekësore dhe materiale.

EkoHigjiena

“Mbështetja nga KFOR-i Turk në formën e donacioneve do të kontribuoj drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimit, përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe në përfitim të drejtpërdrejtë të pacienteve që trajtohen në shërbimin e gjinekologjisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Spitalit të Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.