DYLON

Komandanti i KFOR-it dhe Cliff flasin për veriun

Avatar photo Redaksia

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo u takua sot në mëngjes me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, ku u diskutua për situatën e përgjithshme të komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë në veri të Kosovës dhe zhvillimet e fundit politike.

Komandanti i KFOR takohet rregullisht me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë autoritetet politike, ushtarake dhe civile në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit, në mënyrë që të harmonizohet qasja gjithëpërfshirëse për normalizimin, përmes dialogut dhe bashkëpunimit, i marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

EkoHigjiena

Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar u pajtuan për rëndësinë e përpjekjeve të KFOR-it për të kontribuuar, si reagues i tretë, në mbështetje të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare dhe në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.