DYLON

Komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s Gjeneral Stephen Osborn viziton Gardën Kombëtare të FSK-së

Komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s Gjeneral Stephen Osborn viziton Gardën Kombëtare të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës që është duke e realizuar në Kosovë, komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Stephen Osborn ka vizituar Gardën Kombëtare (GK) të FSK-së, për t`u njoftuar me kapacitetet ekzistuese që Garda ka në strukturën e saj.

Gjenerali Osborn është pritur nga zëvendëskomandanti i GK-së, Kolonel Skënder Hoxha së bashku me stafin dhe e kanë njoftuar me misionin, detyrat dhe operacionet e njësive të Gardës Kombëtare.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës Gjeneral Osborn ka ndjekur prezantimin e pajisjeve nga njësitë e deminimit, mbrojtjes kimike atomike biologjike dhe ato të kërkim-shpëtimit duke u informuar mbi detyrat, operacionet dhe sukseset e njësive në fjalë.

Gjeneral Osborn ka vizituar po ashtu edhe Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim ku është ndarë po ashtu i kënaqur me sukseset e arritura nga këto njësi

Gjeneral Osborn ka shprehur kënaqësinë e tij me sukseset e FSK-së, duke premtuar bashkëpunim të mëtutjeshëm drejt rritjes së kapaciteteve të FSK-së në fushën e reagimit në emergjenca. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.