DYLON

Komandanti i FSK-së,mori pjesë në “Generals, Flag Officers and Ambassadors’ Course”

Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga data 09-13 maj 2016, mori pjesë në kursin e lartë “Generals, Flag Officers and Ambassadors’ Course”, i cili u mbajt në Kolegjin e Mbrojtjes në Romë.

Qëllimi i këtij kursi ishte njoftimi rreth çështjeve aktuale politiko-ushtarake dhe shqetësimet që ndikojnë në Aleancë, si dhe për të rritur mirëkuptimin e ndërsjell dhe për të promovuar rrjetin e bashkëpunimit mes gjeneralëve pjesëmarrës, oficerëve të lartë, ambasadorëve dhe civilëve me grada ekuivalente.

EkoHigjiena

Programi i përgjithshëm i kursit i është dedikuar analizës dhe diskutimit të çështjeve kyçe dhe sfidave me të cilat përballet aktualisht Aleanca dhe si i zbaton NATO-ja rekomandimet nga Samiti i Uellsit dhe ai i Chicagos; Konceptin Strategjik të vitit 2010; rolin e saj operacional në Afganistan, në kuadër të misionit të Rezolutës për Mbështetje; si i monitoron nga afër zhvillimet në Ukrainë, Irak dhe Siri; si dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Varshavë

Kursi ishte i fokusuar në atë se si këto tema të nivelit strategjik do të formësojnë mjedisin e ardhshëm politik dhe strategjik, si dhe ndikimin e këtyre në NATO dhe tek politik-bërësit ushtarakë dhe civilë që kanë të bëjnë me NATO-n.

Qasja teorike është siguruar nga akademikë, praktikues dhe diplomatë me përvojë.

Pjesëmarrësit e kursit kanë përfituar nga sesionet pyetje-përgjigje dhe nga qasja e lirë e politikës akademike për të shfrytëzuar potencialin e plotë të ligjëruesve.

Diskutimet brenda Komitetit, nganjëherë ligjëruesit mikpritës inkurajuan shkëmbimin e pikëpamjeve ndërmjet pjesëmarrësve të kursit, në mënyrë që të zhvillojnë të kuptuarit e përbashkët të temave të ndryshme.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama gjatë këtij kursi të NATO-s, zhvilloi takime me gjeneralë dhe pjesëmarrës të tjerë, ku i njoftoi me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, njëherësh i falënderoi edhe për ndihmën e vazhdueshme që ata po japin për FSK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.