DYLON

Komandanti i FSK-së vlerëson mbështetjen e Gjermanisë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Komandanti i FSK-së vlerëson mbështetjen e Gjermanisë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim të Zv. Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Böttcher dhe z. Tilmann Scherf nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane

Gjatë takimit Gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar delegacionin gjerman për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj.

EkoHigjiena

Në këtë takim u diskutua, për zhvillimet aktuale të FSK-së, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen. Po ashtu, palët shkëmbyen qëndrime lidhur me situatën aktuale të sigurisë dhe nevojën për bashkëpunim dhe partneritet në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Në fund të takimit Gjeneral Jashari falënderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj. Poashtu palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.