DYLON

Komandanti i FSK-së, vizitoi Trupat e FSK-së gjatë qitjes me mortaja 120mm

Komandanti i FSK-së, vizitoi Trupat e FSK-së gjatë qitjes me mortaja 120mm
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Z. Ejup Maqedonci, vizituan trupat e FSK-së të cilat po kryejnë qitjen me mortaja në Republikën e Shqipërisë.

Në kuadër të planit vjetor të stërvitjeve, Togu i Mortajave i Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së po realizon qitjen me mortaja 120 mm në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve të këmbësorisë për vitin 2025. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtyre përgatitjeve dhe aktiviteteve të planifikuara për këtë vit është edhe pjesëmarrja me këto kapacitete në ushtrimin “Defender Europe 2025”, i cili organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, përgëzoi ushtarakët për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin në arritjen e synimeve që FSK të avancojë kapacitetet e saj luftarake me synim mbrojtjen e atdheut.

Kjo stërvitje e planifikuar në planin vjetor në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshmon rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë mes dy forcave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.