DYLON

Komandanti i FSK-së takon ambasadorin e Shqipërisë

Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës sëShqipërisë në Kosovë,Qemal Minxhozi, i cili në emër të shtetit shqiptar, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë e uroi komandantin Rama për detyrën e re. Gjeneral Rama duke falënderuar ambasadorin Minxhozi, vlerësoi lartë shkallën e bashkëpunimit nëmes të dy shteteve, ministrive përkatëse sidhe FSK-sëdhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai theksoi se ky bashkëpunim ka qenë shumë i frytshëm sidomos në fushat e shkollimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Nga ana e tij ambasadori Minxhozi theksoi nivelin e mirë tëbashkëpunimit në mes të dy shteteve,duke pohuar se, thellimi i këtij bashkëpunimi nuk është vetëm në të mirë të dy shteteve tona, por nëtë mirë të sigurisë së rajonit dhe me gjerë. Me këtë rast ambasadori Minxhozi vlerësoi se përvojat e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s do të jenë të dobishme edhe për Kosovën drejtë objektivit të saj për të qenë anëtare e NATO-s.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.