DYLON

Komandanti i FSK-së, qëndroi për vizitë zyrtare në Turqi

Komandanti i FSK-së, qëndroi për vizitë zyrtare në Turqi
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneralit Hulusi Akar, nga data 01-05 korrik 2018, qëndroi për vizitë zyrtare në Turqi.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama është pritur nga komandanti i Forcave të Armatosura të Turqisë, gjenerali Hulusi Akar, ku të dy gjeneralët gjatë takimit kanë biseduar për bashkëpunimin e deritashëm si dhe për mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi në të ardhmen edhe në fushat tjera, si: shkollimit, edukimit dhe stërvitjeve, e që janë me interes të përbashkët.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, pasi e ka falënderuar komandantin e Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneralin Akar, për mbështetjen e vazhdueshme të Ushtrisë së Turqisë në trajnimin dhe avancimin e FSK-së, si një forcë kredibile, gjithëpërfshirëse dhe të gatshme, si dhe për shkollimin e kadetëve në akademitë dhe shkollat ushtarake të Turqisë, e ka njoftuar edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si; shkollimet, trajnimet dhe bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së, gjatë qëndrimit në Turqi, realizoi vizitë zyrtare edhe në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, ku është pritur nga stafi i larte i këtij institucioni ushtarak. Gjenerali Rrahman Rama ka biseduar me udhëheqësit e Universitetit të Mbrojtjes për mundësinë e shkollimit dhe edukimit të pjesëtarëve të FSK-së, në këtë institucion ushtarak në të ardhmen, ku një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, kanë diplomuar në këtë institucion ushtarak.

Gjatë takimit u tha se bashkëpunimi i FSK-së me Forcat e Armatosura të Turqisë është shumë i mirë dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke përfshirë edhe fushat tjera që janë me interes të përgjithshëm për të dyja palët. Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, sot pritet ta përfundojë vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.