DYLON

Komandanti i FSK-së priti Presidenten e Republikës së Kosovës

Komandanti i FSK-së priti Presidenten e Republikës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në vizitë Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë vizitës u mbajt një brifing informues i njësisë së Operacioneve Speciale të FSK-së, ku u prezantuan qëllimi dhe objektivat e njësisë. Gjatë këtij prezantimi gjithashtu u diskutua mbi avancimet dhe kapacitetet profesionale të kësaj njësie elite të FSK-së.

Presidentja Osmani dhe Gjeneral Jashari ndoqën nga afër demonstrimin e një skenari të improvizuar, gjatë të cilit pjesëtarët e Operacioneve Speciale shfaqën nivel të lartë profesionalizmi, përgatitjeje dhe koordinimi.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani dhe Komandanti i FSK-së u shprehën të kënaqur me të arriturat e përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në veçanti me progresin e njësisë të Operacioneve Speciale.

Në përmbyllje të vizitës, Presidentja Osmani drekoi së bashku me pjesëtaret të gjinisë femërore të FSK-së, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Forcës, si dhe në promovimin e barazisë gjinore në shërbim të vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.