DYLON

Komandanti i FSK-së priti Presidenten e Republikës së Kosovës

Komandanti i FSK-së priti Presidenten e Republikës së Kosovës
Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Presidenten e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandanten Supreme të FSK-së, Sh.S. znj. Justina Shiroka Pula.

Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari e njoftoi Presidenten Shiroka Pula për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, procesin e zhvillimit dhe avancimit të saj, si dhe progresin e arritur në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Presidentes iu prezantua një përmbledhje e zhvillimit të FSK-së, duke përfshirë procesin e transformimit, modernizimin, ngritjen e kapaciteteve ushtarake, si dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të Forcës.

Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Presidenten për vizitën dhe interesimin e saj për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.