DYLON

Komandanti i FSK-së priti në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë

Komandanti i FSK-së priti në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur Shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, Gjeneral Raimundas Vaikšnoras, i cili është duke realizuar vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Fillimisht, gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje gjeneralit Vaikšnoras dhe e falënderoi për vizitën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe e vlerësoi lartë kontributin e forcave lituaneze në kuadër të KFOR.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, u shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, në përballimin e sfidave të sigurisë në kontinentin evropian. Gjithashtu, të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes.

Në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, duke rikonfirmuar përkushtimin e FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë. Poashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve, në veçanti të Republikës së Lituanisë, në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.