DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim Zëvendësdrejtorin e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake

Komandanti i FSK-së priti në takim Zëvendësdrejtorin e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake
Redaksia

Dhjetë ushtarakë nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, të kryesuar nga Zëvendësdrejtori i kësaj qendre, Kolonel Zoltan VEKERDI, MD, PhD, po qëndrojnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku janë duke realizuar procesin e validimit të dy ekipeve të ROLE 1 të FSK-së.

Me këtë rast, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Kolonel VEKERDI-n, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar lart kontributin e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit profesional, shkëmbimit të përvojave dhe zbatimit të standardeve të NATO-s në fushën e mjekësisë ushtarake.

Procesi i validimit paraqet një hap të rëndësishëm në vlerësimin dhe avancimin e aftësive operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së, duke kontribuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjes së tyre për përmbushjen e misionit në përputhje me standardet e NATO-s.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe çështjet e rëndësisë së veçantë në fushën e mjekësisë si: Qëndrueshmëria operacionale mjekësore, procesi i rivalidimit për ekipet e ROL 1, pjesëmarrja aktive e FSK-s, në aktivitet të cilat realizohen nga qendra e ekselencës së NATO-s për mjekësinë ushtarake, pjesëmarrja në Ushtrimin Fushor Vigours Warior 28 (VW28) etj.

Në fund të takimit GLT Jashari falënderoi Kolonel Vekerdin për mbështetjen e vazhdueshme që Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake i ka ofruar FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.