Komandanti i FSK-së priti në takim Zëvendës Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Zëvendës Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Brigade Charles H. Lampe.
Fillimisht, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Gjeneralit Lampe, gjithashtu i uroi për marrjen e detyrës si Zëvendës Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program) si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të këtij partneriteti përmes aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale.
Gjeneral Jashari vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Ajovës në zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, duke theksuar se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Ajovës përbën një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit afatgjatë, besimit të ndërsjellë dhe përkushtimit të përbashkët për forcimin e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë me partnerët amerikan. /2LONLINE/
