DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave partnere, me theks të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve.

EkoHigjiena

Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale.

Në këtë kuadër, temë e diskutimit ishte edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Gjeneral Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta në funksion të zhvillimit profesional dhe rritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.