DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Atasheun e Japonisë

Komandanti i FSK-së priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Atasheun e Japonisë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë z. Hiroyasu Tanigaki dhe atasheun Kolonel Tomofumi Iwasaki.

Fillimisht Gjeneral Jashari i njoftoi zyrtarët Japonez për situatën e sigurisë në rajonin tonë dhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë Kosovës. Gjatë takimit u diskutuara për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Japonisë. Gjeneral Jashari vlerësoi lart marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi shtetin japonez për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, veçanërisht përmes programeve të trajnimit dhe shkollimit.

EkoHigjiena

Në përmbyllje, të dyja palët shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, duke konfirmuar përkushtimin për forcimin e partneritetit dhe sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.