DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim Shefen e Përgjithshëm të Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve

Komandanti i FSK-së priti në takim Shefen e Përgjithshëm të Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Znj. Carol Whitmore, Shefe e Përgjithshme të Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve dhe z. Ryan Galluci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës në Washington.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s, ku u vlerësua marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët, si dhe mbështetja amerikane në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së, përfshirë ndërveprueshmërinë me partnerët e saj.

EkoHigjiena

Gjithashtu, Gjeneral Jashari vlerësoi lartë rolin e kësaj organizate në mbështetje të pjesëtarëve forcave të armatosura amerikane, si dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin e shtëpisë së veteranëve në trajtimin, kujdesin dhe respektin që ky institucion ofron për veteranët luftëtarë të SHBA-ve, që kanë shërbyer nëpër konflikte të ndryshme nëpër botë, posaçërisht ata në Kosovë.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, njëherit u vlerësua gatishmëria e kësaj organizate në mbështetjen e FSK-së për këtë fushë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.