DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim Senatoren e SHBA-së për shtetin e Ajovës

Komandanti i FSK-së priti në takim Senatoren e SHBA-së për shtetin e Ajovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, znj. Joni K. Ernst, e cila ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me pune ne Ambasadën Amerikane Anu Prattipati dhe Agjutantin e përgjithshëm të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn.

Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari e ka falënderuar Senatoren Ernst për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, u shkëmbyen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe sfidat e përbashkëta.

Në fund të takimit, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen për Senatoren Ernst për vizitën dhe për kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit dhe marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.