DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim pjesëtarët e Operacioneve Speciale të cilët përfunduan me sukses trajnimin në xhunglat e Belizes

Komandanti i FSK-së priti në takim pjesëtarët e Operacioneve Speciale të cilët përfunduan me sukses trajnimin në xhunglat e Belizes
Avatar photo Redaksia

Si pjesë e programit përgatitor për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse, pjesëtarët e Operacioneve Speciale, në bashkëpunim me njësitë Parashutiste nga Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar, përfunduan me sukses një trajnim intensiv në xhunglat tropikale në Belize.

Trajnimi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime efektive në kushte ekstreme. Gjatë stërvitjes, trupat u përballën me terren të dendur, klimë të ashpër dhe lodhje të vazhdueshme – elemente që testojnë çdo aspekt të përgatitjes fizike dhe mendore.

EkoHigjiena

Me këtë rast Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti kontingjentin e FSK-së që ishte pjesë e këtij trajnimi dhe i përgëzoi për sukseset e treguara në këtë trajnim sfidues.

Ky aktivitet përforcoi disiplinën, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin mes pjesëtarëve, duke dëshmuar aftësinë e tyre për të vepruar me profesionalizëm dhe vendosmëri në çdo mjedis operacional. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.