DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim lamtumirës Zëvendës Komandantin e KFOR-it

Komandanti i FSK-së priti në takim lamtumirës Zëvendës Komandantin e KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Zëvendës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Irican diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Në fund të takimit Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Irican për shërbimin e tij në misionin e KFOR-it në vendin tonë dhe i uroi suksese në karrierën e tij ushtarake. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.