DYLON

Komandanti i FSK-së, priti në takim Komandantin e SATMO-s

Komandanti i FSK-së, priti në takim Komandantin e SATMO-s
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO) Kolonel Thomas Melton.

Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Kolonelit Melton dhe e falënderoi për kontributin dhe angazhimin e ekipeve të SATMO-s, në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, u vlerësuan lartë të arriturat e deritanishme të FSK-së dhe performanca e dalluar që pjesëtarët tonë kanë treguar gjatë aktiviteteve me ekipet e SATMO-s.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth aktiviteteve që janë zhvilluar deri më tani, duke përfshirë mbështetjen e ekipeve të SATMO në ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe procesit të validimit të njësive, si pjesë e planit të zhvillimit të Forcës. Për më tepër, u diskutua edhe për planin tre vjecar të aktiviteteve të përbashkëta që do të realizohen në të ardhmen, ku roli i ekipeve të SATMO-s është i jashtëzakonshëm në trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të reja të FSK-së.

Në fund të takimit edhe një herë u potencua se mbështetja nga ekipet trajnuese të SATMO-s është shumë e rëndësishme për avancimin e profesionalizmit të njësive të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.