DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim Komandantin e KFOR-it

Komandanti i FSK-së priti në takim Komandantin e KFOR-it
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.

Gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët.

EkoHigjiena

Po ashtu u theksua rëndësia e vazhdimit dhe ngritjes së bashkëpunimit profesional dhe operacional, përmes angazhimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit ndërinstitucional.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vlerësoi rolin dhe kontributin e KFOR-it në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për vazhdimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me KFOR-in.

Në fund Gjeneral Jashari, i uroi shëndet dhe suksese Gjeneralit Ulutaş me rastin e përfundimit të misionit të tij si KOMKFOR dhe marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të reja në karrierën e tij ushtarake. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.