DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim kadetët e përzgjedhur për studime në akademitë ushtarake të SHBA-së

Komandanti i FSK-së priti në takim kadetët e përzgjedhur për studime në akademitë ushtarake të SHBA-së
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim kadetët e FSK-së të përzgjedhur për studime në gjeneratën 2020-2024 në akademitë ushtarake të SHBA-së, respektivisht Akademinë Ushtarake prestigjioze West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes së SHBA-së në Kosovë Kolonel Ryan Nichols dhe Shefja e Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes së SHBA-së, Major Courtney Olson.

Në takim Gjeneral Rama shprehu kënaqësinë dhe përgëzimet për rezultatet më të mira në testim si dhe përzgjedhjen e tyre në bazë të kritereve standarde të përcaktuara të akademive përkatëse në konkurrencë shumë të fortë. Ai, ndër të tjera bashkë me urimet shprehu edhe besimin e plotë në suksese të larta në studime për katër vitet e ardhshme, sukses që reflekton në vlerat e FSK-së, shtetit tonë, dhe vlerat e partneritetit strategjik me aleatët tanë amerikan.

Për suksesin e kadetëve Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj të Akademisë Ushtarake West Point dhe kadetit Albin Bytyqi i Akademisë së Forcave Ajrore, i pari kadet në këtë akademi nga FSK, Gjeneral Rama, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Ambasadës mike amerikane të përfaqësuara në këtë takim nga Kolonel Nichols dhe Major Olson për kontributin në realizimin e kësaj mundësie dhe këtij suksesi shumë të madh për FSK-në dhe Kosovën në përgjithësi.

EkoHigjiena

Në takim, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama shoqërohej nga Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, Kolonel Hasan Hoxha dhe këshilltari ushtarak në Kabinetin e Komandantit të FSK-së, Major Jaser Mulla.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.