DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim ekipin e International Security Governance nga ShBA

Komandanti i FSK-së priti në takim ekipin e International Security Governance nga ShBA
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim ekipin e International Security Governance nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim ekipin e ISG-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë në vizitë të rregullt në FSK për ushtrimin në tavolinë (Top Table Exercise – TTX) për fushën e logjistikës.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje ekipit të ISG-së dhe i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ISG-së përgjatë viteve në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK-së.

Gjithashtu u diskutua edhe mbështetja e ISG-së në realizimin e TTXLOG dhe rëndësia e këtij ushtrimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Fusha e Logjistikës si një ndër fushat kyçe për zhvillimin e FSK-së, mbetet prioritet i KOMFSK-së. Të dalurat e këtij ushtrimi do të analizohen në të gjitha nivelet dhe do të zbatohen nga linjat përkatëse të FSK-së.

Ekipi i ISG-së po qëndron në vizitë në FSK me rastin e TTXLOG ku ka rolin këshillues për zbatimin e procedurave logjistike në të gjitha nivelet në linjë me standardet më të larta profesionale. Ky ekip ka qenë dhe mbetet ndër akterët kyç në dhënien e këshillave profesionale për ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha nivelet gjatë Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, konform standardeve më të larta të ushtrive të NATO-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.