DYLON

Komandanti i FSK-Së priti në takim drejtorët e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)

Komandanti i FSK-Së priti në takim drejtorët e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim drejtorët e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneral Brigade Christian Nawrat dhe Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës / njoftues, drejtorin e deritanishëm të NALT, Gjeneral Brigade Christian Nawrat dhe atë në ardhje, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange. Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Nawrat për shërbimin e tij të deri tanishëm si Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje të lartë për punën e tij.

EkoHigjiena

Në anën tjetër Gjenerali Nawrat përgëzoi Gjeneral Jasharin për udhëheqjen e proceseve transformuese të FSK-së dhe e falënderoi për bashkëpunimin korrekt dhe profesional.

Poashtu Gjeneral Jashari i shprehu mirëseardhje dhe i uroi për detyrën e re si Drejtor i NALT, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Gjeneral Jashari diskutoi me të për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës si dhe për rritjen bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të Forcës se Sigurisë së Kosovës dhe NALT.

Në fund palët u pajtuan që bashkëpunimi ndërmjet Forcës se Sigurisë së Kosovës dhe Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj, si dhe arritjen e standardeve të NATO-s, ku edhe aspirojmë të integrohemi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.