DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për kontributin e tij në përkushtimin dhe mbështetjen strategjike të treguar për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Në fund të takimit ambasadori Hargreaves falënderoi Gjeneral Jasharin për profesionalizmin e treguar në udhëheqjen e FSK-së. Kurse Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.