DYLON

Komandanti i FSK-së priti në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës

Komandanti i FSK-së priti në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Gjeneral Major Stephen E. Osborn, Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, njofton FSK.

Gjatë takimit, Gjeneral Jashari e ka falënderuar Gjeneralin Osborn për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti të qëndrueshëm në zhvillimin profesional dhe operacional të FSK-së.

EkoHigjiena

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet dhe aktivitetet e përbashkëta, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy forcave. Po ashtu, u shkëmbyen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.

Gjatë kësaj vizite, Gjeneral Major Osborn ka vizituar edhe Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK-së, ku është njohur nga afër me kapacitetet, zhvillimin dhe aktivitetet e kësaj njësie.

Në përfundim të takimit, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen për Gjeneralin Osborn dhe Gardën Kombëtare të Ajovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar lartë partneritetin e ndërtuar ndër vite dhe angazhimin e përbashkët për avansimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të paqes dhe sigurisë, thuhet në fudn të njoftimit të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.