DYLON

Komandanti i FSK-së priti komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate për Evropë

Komandanti i FSK-së priti komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate për Evropë
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me komandanten e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu, në kazermën ,,Skënderbeu’’ në Ferizaj, pritën në vizitë, komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate për Evropë në Napoli, Admiralin James G. Foogo i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci.

Në takimin e përbashkët të gjeneral Ramës, gjeneral Spahiut dhe Admiralit Foggo u bisedua për misionin, detyrat dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zhvillimin dhe profesionalizimin, bashkëpunimet me institucionet tjera partnere si në rajon ashtu edhe me partnerët strategjik si dhe për objektivat për zhvillimin dhe avancimin e kësaj Force në të ardhmen si një institucion i të gjithë qytetarëve, në dobi dhe interes të vendit tonë dhe partner i besueshëm i shteteve mike të Kosovës.

Gjenerali amerikan u njoftua gjithashtu edhe për misionin dhe detyrat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si institucion i cili trajnon, shkollon dhe stërvit pjesëtarët e FSK-së për shërbim në detyra specifike në njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe zhvillon profesionalizmin e pjesëtarëve tanë të cilët në institucione shkollore, trajnuese dhe garuese ndërkombëtare po tregojnë rezultate të shkëlqyera.

EkoHigjiena

Për admiralin Foogo, në pjesën e dytë të vizitës u paraqit një material informues, ku u prezantua struktura, organizimin dhe të arriturat e KDS-së, me theks të veçantë stërvitjet në qendrat stërvitore dhe përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së për të ardhmen e tyre profesionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.