DYLON

Komandanti i FSK-së pret pjesëtarët që përfaqësuan FSK-në në garën “Ushtari më i mirë” në Ajova

Komandanti i FSK-së pret pjesëtarët që përfaqësuan FSK-në në garën “Ushtari më i mirë” në Ajova
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët përfaqësuan FSK-në në garën “Ushtari më i mirë”, të zhvilluar në shtetin e Ajova-s, SHBA.

Pjesëtarët e FSK-së arritën rezultate të larta, ku u renditën në vendin e dytë në këtë garë, duke dëshmuar nivel të lartë të përgatitjes profesionale, fizike dhe ushtarake.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i dekoroi pjesëtarët me medalje për rezultate të larta, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë garës.

Suksesi i tyre përbën një vlerë të shtuar për FSK-në dhe dëshmi të përgatitjes së vazhdueshme të pjesëtarëve të saj sipas standardeve më të larta ushtarake. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.