DYLON

Komandanti i FSK-së pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një vizitë zyrtare Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen Osborn.

Vizita u zhvillua në frymën e partneritetit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke reflektuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Gjenerallejtënant Jashari i uroi mirëseardhje të ngrohtë Gjeneralit Osborn dhe delegacionit shoqërues, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Garda Kombëtare e Ajovës ka dhënë për zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së

Gjatë takimit, të dy gjeneralët zhvilluan bisedime për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

Në përmbyllje të takimit, të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe përmbushjes së misionit të FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.