DYLON

Komandanti i FSK-së pret në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO

Komandanti i FSK-së pret në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave. Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Gjeneralit Cave dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron në aspektin bilateral, si përmes trajnimeve por gjithashtu edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta.

Gjeneral Jashari dhe Gjeneralin Cave diskutuan mbi të arriturat e FSK-së, planin e tranzicionit dhe që fokusi i komandantit për sa i përket këtij plani është ngritja e kapaciteteve të plota operacionale dhe që FSK të jetë një kontribuuese e rëndësishme e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Gjenerali Cave e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e përgëzoi për zhvillimin e FSK-së në ngritjen e kapaciteteve të saj. Të dy gjeneralët gjithashtu biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ky takim nënvizoi edhe një herë përkushtimin e përbashkët për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e pozicionuar atë si një komponent thelbësor të sistemit të sigurisë euro-atlantike dhe duke rritur besimin në integrimin e saj në strukturat e NATO-s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.