Komandanti i FSK-së pret në takim Delegacionin nga Garda Kombëtare e Ajovës
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të Ajovës, të kryesuar nga shefi i shtabit të gardës ajrore të Ajovës, Gjeneral Brigade Justin T. Wagner.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Palët vlerësuan rëndësinë e partneritetit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.
Ky bashkëpunim përbën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe institucional të FSK-së, si dhe në forcimin e marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave, në Forcën e Sigurisë së Kosovës po qëndron një delegacion i gjerë ekspertësh nga njësi të ndryshme të Gardës Kombëtare të Ajovës, të cilët janë angazhuar në fusha dhe aktivitete të ndryshme, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. /2LONLINE/
